Banorët e “Astirit” janë mbledhur sërish në qëndresën më shumë se 150 ditore kundër vendimit të qeverisë për tu shembur shtëpitë dhe që nxjerr në rrugë më 500 familje. Ata bllokojnë çdo ditë rrugën për një orë për të shprehur hallet e tyre dhe që ato të dëgjohen. Për bllokimin e rrugës banorët i kërkojnë falje drejtuesve të mjeteve që qëndrojnë aty. Njëri prej banorëve ndërsa u kërkoi falje tha se nuk kanë rrugë tjetër.
“Ne u ngritëm për shtëpitë tona, ne nuk e dinim se me standardet evropiane rruga kushton 6 milionë euro me 4 korsi, kurse këta i firmosin me 20 milionë euro kilometri. Edi Rama shkon sot në Kukës e u thotë derra kuksianëve. Nuk ka njeri në botë të na ndalë në protestën tonë dhe atë kombëtare. Ju kërkojmë ndjesë të gjithë përdoruesve të rrugës që bllokohen, nuk kemi zgjidhje tjetër sepse jemi në hall të madh, ne kemi një qeveri që nuk na dëgjon” tha njëri prej banorëve.