Paralajmërohet tjetër protestë e madhe e fermerëve

Premte, 05 Prill 2019 22:52

Anëtari i Këshillit të Agrobiznesit, Alban Zusi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se vendimi i qeverisë për subvencionimin e çdo litër qumështi me 10 lekë është një vendim i përgjegjshëm, por mbetet në kuadrin e korrigjimit të problemit.

Zusi ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa edhe për sektorët e tjerë si vreshtaria, fruta-perimet sërish fermerët mund të dalin në rrugë.

Zusi: Vendimi i sotëm i qeverisë është një reflektim i përgjegjshëm dhe konstruktiv i qeverisë. Korrigjon pjesërisht problemin, në pjesën më emergjente, ku edhe dëmi ishte i papërballueshëm. E konsideroj si njëhapje e tryezës për dialog, për të diskutuar për zgjidhjen e së tërës sepse deformimi vazhdon të ngelet. Pavarësisht se vendimi i qeverisë përpiqet ta kompensojë deformimin fiskal që ka ndodhur me nxitësa dhe me mbështetësa.

Kadia: Disa thonë se kjo nuk ka të bëjë me nje vizion, por ka të bëjë me largimin e fermerëve nga rruga, sepse imazhi i derdhjes së qumshtit në rrugë shqetëson çdo lloj qeverisje.

Mund të jetë edhe kjo që ishte një masë për të mos lejuar një agravim të mëtejshëm të situatës, po unë besoj se u kuptua që në momentet e para. Ne nuk mund të themi se është larguar rreziku i të dalurit në rrugë. Ndoshta nuk do dali më sektori i qumshtit, por në muajin maj mund të dalin fruta-perimet, në gusht mund të dalin vreshtaria.

Kadia: Do të thotë se nuk është rregulluar asgjë thelbësore?

Zusi: Deformimi nuk është korrektuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...