Greqi, demokratët takim në mbështetje të PD dhe Bashës me prezencën e kreut të Bashkise së Kalitheas

Diel, 07 Prill 2019 23:42

Anetarë dhe simpantizante te Partise Demokratike ne Kalithea Athine zhvilluan një takim me prezencen e kreut të degës së PD në Greqi Fatmir Gjoci si dhe pjesë e këtij takimi ishte dhe i Bashkise te Kalitheas z. Dhimitris Karnavos. Lajmi jepet në FB nga vet kreu i degës së PD, Greqi Fatmir Gjoci i cili konfirmon se ishte një takim frytëdhënës ku vec vendosmësisë së qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi për të mbështetur PD dhe Lulzim Bashën në këtë aksion për shporrjen e qeverisë së krimit me Dhimitris Karnavos u diskutua dhe për bashkëpunim reciprok.

Statusi i kreut të PD Greqi, Fatmir Gjoci në FB

Ne kete takim mori pjese Kryetari i Bashkise te Kalitheas z. Dhimitris Karnavos.

Ishte nje bashkebisedim i hapur dhe teper rezultativ ne fushen e bashkepunimit dhe projekteve te ndryshme qe tashme kemi nisur me Parti si motra Nea/Demokracine.

Ky takim vjen ne saj te udhezimeve te reja te Kryetarit te PDSH-se z. Lulzim Basha ne lidhje me organizimin, zgjerimin e strukturave, evidentimin e personave me influence ne zonat perkatese aty ku dominojne bashkeatdhetaret tane ne te gjithe Greqine.

Takimi pati rendesi te vecante ku perveç projektit organizativ u trajtuan tema te rendesisheme ne lidhje me problematikat e shumta qe emigrantet i perjetojne keta 3 dekada.

Nje projekt bashkepunues tashme midis dy partive si motra PD&NEA/DEMOKRACIA, eshte nje hap i ri ku deomosdoshmerishte perveç deshires dhe vullnetit, kerkon angazhim maksimal nga te gjithe ne per tu arritur me sukses.

Ky bashkepunim vjen ne saj te marveshjes midis dy Liderve Basha&Micotakis.

Kerkohet nje projekt properendimor, me ide te hapura demokratike, me qellim venjen ne levizje per zgjidhjen perfundimtare te disa problematikave qe i perkasin bashkepunimit midis dy vendeve por dhe ate qe emigrantet perjetojne nder vite.

Kjo vjen ne saj te politikave te zymta qe ketu e 6 vite me radhe nen drejtimin e qeverisjes te rilindjes me ne krye Edi Rama, nuk ka pasur asnje takim zyrtar, duke ditur qe ne Greqi jetojne afer 700 mije Shqipetare. ( kjo e fundit vjen per arsyen qe Edi Ramen nuk e pret asnje zyrtar i larte i shtetit, Grek, akoma me tej te vendeve te tjera te bashkimit europian).

Dega jone me qender ne Athine, eshte e disponuar te zgjeroje hapin e saje organizativ, ne te gjithe vendet e Greqise.

Kjo nisem do bej te mundur evidentimin e mijera e mijerave demokrateve ku do te mbeshtesin Partine Demokratike por jo vetem, edhe Nea/Demokracine, dy forca politike qe se shpejti do te marin ne dore fatet e vendeve te tyre, duke bere te mundur stabilizimin dhe instalimin e nje demokracie reale, per projekte madhore bashkepunimi, ate te familjes se madhe Europiane, ku shqipetaret e kane me se te deomosdosheme…!

Falenderoje te gjithe pjesemarresit qe moren pjese ne kete takim, duke qene te bindur per mbeshtetjen qe i japin te djathetes properendimore, per nje te ardheme me stabilitet, siguri, zhvillim dhe integrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...