“Prestige Resort”, destinacioni i preferuar turistik, investimi modern në bregun e Adriatikut

Hënë, 08 Prill 2019 12:54

Në brigjet e Detit Adriatik, në plazhet e mrekullueshme shqiptare, prej gati një viti një investim i jashtëzakonshëm është bërë epiqendra e turistëve vendas dhe të huaj.

“Prestige Resort”, buzë detit Adriatik në Golem, ishte një nga më të preferuarit në sezonin e kaluar turistik dhe jo vetëm. Turistët e preferojnë në të gjithë vitin, dhe jo vetëm në muajt e nxehtë të verës.

Një super investim i suksesshëm, ku investitorët janë kujdesur të ngrenë një resort që të gjithë turistët të kenë fjalët më të mira për eksperiencën e tyre në Shqipëri.

Super luksoz, me kushtet më bashkëkohore dhe moderne dhe shërbimi i jashtëzakonshëm, ashtu siç i ka hije mikpritjes shqiptare.

Në një ditë të vetme pret me mijëra turistë, me një mirëorganizim për tu pasur zile.

Kjo perlë, buzë Adtriatikut tonë, është një garanci për të gjithë. Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit pritet të jetë destinacioni i preferuar i turistëve shqiptarë dhe të huaj.

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 17:28
Login to post comments