Në vijim të replikave me deputetin socialist Spartak Braho, shkrimtari i njohur Agron Tufa, kreu i Institutit të Studimeve të Pasojave të Komunizmit, thotë se ai gjendet mes hipotekës së tij të dashur me kufoma shqiptarësh.
Teksa u pyet për akuzat e Brahos që e konsideron vrasës me pagesë, Tufa tha se ata i tremb e vërteta e së shkuarës së tyre.
“Spartak Braho thotë gjëra të gënjeshtra. Një ligjërim anormal nga një njeri me shëndet mendor të diskutueshëm. Është krejtësisht e kotë të debatosh me një njeri që pa i ndërprerë i rrotullohet në kokë i njëjti disk që është enverizmi. Ai dëgjon diskun në kokë. Deputeti Braho ka dënuar njerëz me pushkatim. Dënime politike, dënime minorenësh. Ai gjendet mes hipotekës së tij të dashur me kufoma shqiptarët. Agron Tufa nuk mund të jetë vrasës. Ai u thotë të vërteta që i fut në krizë”, theksoi ai.
I ftuar në “A Show” në News 24, Tufa u shpreh se në institucionet shqiptare punojnë mbi 500 ish-sigurimsa.
“I gjendur pas pathosit fashistoik, kam gjetur mbështetje nga njerëzit në rrjetet sociale, por nuk pata reagim nga institucionet e shtetit shqiptar. Avokati i Popullit, shoqëria civile, opozita, etj. Vetëm heshtje.
519 ish-sigurisma. Në SHISH, në Policinë e Shtetit. Pavarësisht se ata refuzojnë që përgjigjen. Ka institucione të tjera në varësi të Kryeministrit që kanë informuar. Unë kërkoj diplomën e arsimit të lartë dhe nëse kanë studiuar pranë Ministrisë së Brendshme dega sigurim. Ata që kanë mbaruar këtë shkollë, nuk kanë punuar në artistike.
Ne nuk mund të hymë në BE me një radhë të madhe prej qindra e qindra ish-sigurimsash që një pjesë kanë bërë krime”, shtoi ai.