Dëshmia e pabesueshme: Një nga grabitësit u largua me biçikletë

Tuesday, 09 Prill 2019 17:42

Detaje të reja janë bërë me dije nga ndjekja që Policia e Shtetit po bën për të kapur autorët e grabitjes që ka ndodhur mesditën e sotme në pistën e avionit në Rinas.

Burime të sigurta nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se njëri prej autorëve është identifikuar dhe është larguar drejt Bathores.

Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se pasi është djegur furgoni, ky person është larguar me biçikletë në drejtim të kësaj lagjeje.

Njëri nga autorët mbeti i vrarë, ndërkohë që 3 të tjerët janë në ndjekje nga policia.

Login to post comments