Justifikimet për pasurinë nuk bindin Komisionerin, kërkohet shkarkimi i Prelës

E Enjte, 11 Prill 2019 14:44

Justifikimi se nuk kishin dijeni që punëdhënësi i bashkëshortit nuk ka paguar sigurimet shëndetësore konsiderohet, ndër të tjera, edhe problem etik për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prelën.

Kështu argumenton Komisioneri Publik, në ankimin që i ka bërë konfirmimit në detyrë të Prelës, ndërsa kërkon shkarkimin e saj nga detyra. Në seancën dëgjimore, KPK e ngriti si problem këtë fakt, por mori të mirëqena pretendimet e drejtueses së Krimeve, duke e ezauruar si problem.

 

Ndërkohë, në ankim, KP shkruan se në bazë të dokumenteve të administruara, duke iu referuar listëpagesave të kompanisë dhe të dhënave të llogarisë bankare, vërtetohet se subjekti ka pasur dijeni. Më tej, Komisioneri nënvizon edhe përgatitjen dhe punën që Prela kryente gjatë kësaj kohe, duke qenë pjesë e Task-Forcë, që heton krimin ekonomik.

“Nënvizojmë se në periudhën në fjalë, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar detyrën e prokurores së seksionit TaskForcë, ku brenda juridiksionit të veprimeve procedurale/ hetimit të tyre, ishte edhe hetimi i veprave penale të sferës ekonomike”, shkruhet në ankim. Gjithashtu, në lidhje me këtë problematikë, KP bën me dije se nga një denoncim publik, ka ardhur në dijeni se padia e ngritur nga bashkëshorti i prokurores ndaj kompanisë për mospagimin e siguracioneve, e përdorur si mbrojtje edhe nga Prela, është pushuar nga Gjykata si një padi pa objekt.

Në këto kushte, për Komisionerin, të ardhurat e deklaruara nga paga e bashkëshortit nuk janë të ligjshme dhe nga analizat financiare rezulton me bilanc negativ, çka do të thotë se nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për shpenzimet e kryera. Në ankim, ngrihen probleme edhe për justifikimin e një llogarie bankare në vlerën e 4.5 milionë lekëve. Kjo shumë është deklaruar si e krijuar nga shitja e një apartamenti dhe kursimet, por në lidhje me apartamentin janë konstatuar probleme.

Sipas Komisionerit, vlera e blerjes së apartamentit është jo vetëm më e ulët nga ajo e tregut, por edhe nën koston e ndërtimit. “Konstatohet se çmimi i blerjes së këtij apartamenti në vlerën 1.400.000 lekë rezulton ndjeshëm më i ulët jo vetëm se çmimet e referencës së zonës ku ndodhet pasuria, por edhe nën koston e ndërtimit”, shkruan KP. Në lidhje me këtë diferencë, Prela pretendoi se për shkak të marrëdhënies së punës që kishte bashkëshorti me kompaninë e ndërtimit, kjo e fundit ia ka dhënë me çmim më të ulët.

Por, në një kohë që për KPK-në ky pretendim e justifikoi vlerën e apartamentit, Komisioneri shprehet se një marrëdhënie e tillë nuk është e parashikuar në kontratën e punës dhe pretendimi nuk është i mbështetur në prova.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...