FOTO/ Grabitja e Rinasit ‘zhyt’ vlerat e të gjitha valutave dhe arit

Premte, 12 Prill 2019 08:42

Grabitja spektakolare e një sasie prej 10 milionë eurosh në aeroportin e Rinasit ka sjellë pasoja në tregun e këmbimit valutor. Ndërkohë që bankat e nivelit të dytë e kishin siguruar nga vjedhjet shumën e parave që po transferonin jashtë dhe shoqëritë e sigurimeve deklaruan menjëherë se do të paguajnë për dëmin sipas kontratave përkatëse, në fushën e këmbimit po vihet re një fenomen tjetër. I cili i shtohet shqetësimit të vazhdueshëm për uljen e vlerës së euros apo dollarit në këmbimet me lekun, çka ka bërë që edhe Banka e Shqipërisë të përcaktojë një strategji për të ndërhyrë në treg në favor të stabilizimit të këmbimeve, duke gjykuar se kjo rënie është artificiale.

Deri tani, ulja e vlerës ka ndodhur zakonisht në këmbimin e euros apo të dollarit me lekun. Por ditën e djeshme, sikurseduket edhe në raportimin ditor të Bankës së Shqipërisë, leku është forcuar në vlerë ndaj të gjitha valutave pa përjashtim. Madje edhe ndaj atyre valutave që përdoren shumë rrallë dhe të cilat i thyen ose grumbullon vetëm banka qendrore, pasi agjencitë e këmbimit valutor nuk i pranojnë dhe as i njohin.

Kjo ka ndodhur, madje, jo vetëm me valutat. Edhe ari e argjendi kanë humbur vlerën brenda ditës. Sipas buletinit të këmbimeve valutore të BSH, një euro ka humbur në vlerë 0.50 lekë, ndërkohë që dollari amerikan këmbehej me 0.50 lekë më pak dje se sa ditën e mërkurë. Poundi britanik humbi 0.60 lekë në vlerë, ndërkohë që franga zvicerane u zhvlerësua me 0.69 lekë.

Një onc ar (njësia matëse e metaleve të çmuara, e barabartë me 28.35 gram) ka humbur brenda një dite 7.100 lekë të vjetra, ndërkohë që e njejta sasi argjendi është zhvlerësuar me 17.81 lekë.

Sa u përket valutave të tjera, më pak të përdorura, humbjet e tyre në vlerë i kanë përfshirë të gjitha njëherësh, por ulja ka qenë shumë më e vogël. Jeni japonez ka humbur dje 0.46 lekë, dollari australian -0.35 lekë, ai kanadez -82 lekë, ndërkohë që koronat suedeze, norvegjeze, daneze janë zhvlerësuar vetëm me 0.05-0.08 lekë.

Në këtë nivel ka qenë edhe zhvlerësimi i juanit kinez, ndërkohë që lira turke është këmbyer me 0.22 lekë më pak për një lirë.

Monedha e përbashkët europiane ka humbur dy ditët e fundit pas grabitjes 0.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Një euro u këmbye dje me 124.2 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të dy muajve.

5cb03148a8fd6kembimi 1024x641

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...