Sekuestrimi i pronave të Admir Muratajt, ironia e ish-deputetit: Bravo prokuroria. Tani kryeministri do mburret me…

Premte, 12 Prill 2019 14:21

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka ironizuar vendimin e Prokurorisë për të sekuestruar pronat e Admir Muratajt, personi i cili mbeti i vratë gjatë grabitjes në Rinas.

Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se Prokuroria duhet ta bënte këtë veprim kur ai ishte gjallë. “Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata”, ironizon ai.

“Bravo Prokuroria! Prokuroria e Krimeve të Rënda, paska depozituar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Admir Muratit, personit që mbeti i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit!

Bravo Prokuroria! Po pse nuk e kërkoi sekuestrimin sa qe gjallë “koka” e grabitjeve në aeroport e përgjatë rrugës për në Rinas?!

Apo nuk e dinte se ku janë pronat e tij?! Kjo është Prokuroria që duam! Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata!”, thekson Luan Rama.

 

 

Modifikuar më Premte, 12 Prill 2019 14:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...