Vetting-u/Në 6 muaj, 871 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Hënë, 16 Prill 2018 17:56

Në gjashtë muajt e fundit, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi kryesor i Vetting-ut. janë depozituar 871 denoncime ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

E dhëna zyrtare vjen përmes Kmisionit të Pavarur të Kualifikimit, në përgjigje të interesit të Televizionit Scan për numrin e tyre.

Në përgjigjen zyrtare, Komisioni  shpjegon se shumica e denoncime janë bërë në drejtim të gjyqtarëve dhe më pak ndaj prokurorëve.

Shumica e denoncimeve të depozitura janë  në formën e ankesave ndaj vendimeve të cilësuara prej qytetarëve si të padrejta nga ana e sistemit të drejtësisë.

Qytetarët kanë paraqitur të njëjtat argumente me të cilat janë mbrojtur edhe në gjykatë, ose kanë dorëzuar thjesht vendimet e gjykatave.

Mes tyre, sipas Komisionit, ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet  dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit,  shqyrton dhe vendos për të.

Gjithësesi, organi i Vetting-ut sqaron se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit.

Login to post comments