Grabitja në Rinas/ 4 të arrestuar në Elbasan

Diel, 21 Prill 2019 20:50

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.

Ndërkohë dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.

 

Pasditen e sotme janë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë-Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje edhe për gjetjen e personit të konsideruar përgjegjës pas Admir Muratajt cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë.

Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar, ndërkohë që pritet që ditën e nesërme Policia dhe Prokuroria të dalin në një konferencë për të dhënë detaje nga hetimet e deritanishme në lidhje me këtë ngjarje.

Më herët u raportua se, servisi ku autorët e grabitjes kanë bërë modifikimin e furgonit 'Hetimi Tatimor' i cili u përdor për realizmin e grabitjes ku u morën 5.7 milionë euro, para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit.

Servisi në fjalë  kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qira pikërisht Klement Calës, person i shpallur në kërkuar dhe që dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur brenda aeroportit të Rinasit më 9 prill.

Login to post comments