Kolegia e mamasë së Braçes: 'Mos u tall me banesat tona, mos harro, ke mësuar me librat e mi'

Hënë, 22 Prill 2019 20:48

Një banore protestuese e cila është identifikuar si kolegia e mamasë së së zv/ kryeministrit Erion Braçe, i ka bërë një thirrje të fortë këtij të fundit sonte nga Unaza e Re, duke i kujtuar se nuk mund të mashtrojë banorët me vendime qesharake për ti nxjerrë nga shtëpia.

“Unë jam një nga shpellaret zaptuese. Po i them kryeprokuores Arta Marku, mos na bëj kriminelë me zë. I drejtohem Erion Braçes që është djali i ish-koleges sime. Jemi rritur nga një vend.

Ke studiuar me librat e mi z. Erion Braçe në Fakultetin Ekonomik. Do të thosha ke marrë revansh këto ditë dhe ke legjitimuar një VKM që është e paligjshjme nga fillimi deir në krye. Nuk mund të talleni ju me djersën tonë.

Ju me ato çmime tallëse na keni shpronësuar, keni zhvlerësuar ligjet. Ligji është fare i qartë. Të merren kontratat e shitjes dhe të shpronësohen në bazë të çmimit me kontrata të ngjashme. Kjo është pra urrejtja jonë ndaj shtetit që tallet me djersën tonë. Edhe njëherë thërrisni mendjes. Boll u tallët”

Login to post comments