Një tjetër kandidat i listës së PD, qarku Tiranë nuk ka pranuar të marr mandatin e deputetit. Lajmi konfirmohet nga vet kandidati, Vendim Demaj i cili shkruan se: “Mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati ku me mospranimin e tij unë do fyej/tradhtoj te besuarit e mi, por ky është mandati i #Partisë Demokratike dhe është #besimi personal nga #Lulzim_BASHA për mua”.
Statusi i Vendim Demajt ne FB
Pas konsultimeve intensive dhe të vështira me dashamirësit mongolez, siamez, sovjetik dhe kinez dhe pasi gjeta pak kohë të lirë të ulesha në pature për tu mbushur frymë vendosa që t'u shuaj kureshtjen të gjithë atyre që kanë ngelur me veshët ngrehur, telefon në dorë dhe sytë nga Tv.
Miq, shokë, koleg, dashamirës dhe dashakëqinjë, të surprizuar dhe të bindur, pas kësaj thirrje publike nga ana e KQZ, unë kam vendosur që s'dua të jem një nga "shpëtimtaret" e mëdhenj të vendit tim të droguar të robëruar nga krimi, të braktisur dhe të plaçkitur nga banda qeverisëse Edviniane, aq më pak sdua të bëhem i tillë duke përdorur dhe përvetësuar diçka që nuk është e imja si në këtë rast mandati i deputetit. Pavarësisht kontributeve personale 28 vjeçare apo të familjes sime të persekutuar, të internuar, të izoluar, të nënçmuar nga etërit e këtyre këlyshëve të kuq mandati i listës së deputetit që më është ofruar për në Parlamentin e Krimit, nuk është mandat që mua më është dhënë nga elektorati ku me mospranimin e tij unë do fyej/tradhtoj te besuarit e mi, por ky është mandati i #Partisë Demokratike dhe është #besimi personal nga #Lulzim_BASHA për mua.
Prandaj pa asnjë hezitim, mëdyshje, lëkundje apo trullosje nga joshjet por dhe pa marr parasysh asnjë lloj oferte, lutje, sugjerime apo edhe kërcitjet e nofullave të ca hijenave të maskuara nën fustanet e grave, por me sigurinë, vetëdijen dhe gjakftohtësinë më të madhe #Vendosa; ti them #JO kësaj farse,
#JO këtij maskaralleku dhe #JO kësaj telenovele Turke me skenar Latin.