Në Ukrainë u zgjodh javën e shkuar President i vendit komediani i njohur Vlodimir Selenksi, i cili fitoi me një rezultat të thellë përballë miliarderit Petro Poroshenko, i cili garonte për një mandat të dytë.
I frymëzuar nga rasti ukrainas, aktori i humorit nga Kosova, Vedat Bajrami thotë se mund të ndjekë shembullin. I njohur si “Liki”, ai ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke treguar me shaka se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës.
“Ky shoku jem @Bujar66 po thotë që unë të kandidoj për President, qka po thoni ju”, ka shkruar ai, e komentet pozitive nuk kanë munguar.
Aktori është foto ka pozuar me mikun e tij, Bujar Berisha, icili është këngëtari i grupit te njohur Rock “Troja”.