I shumëpërfoluri Dritan Dajti ka hedhur një tjetër hap për të vulosur përfundimisht vendimin e tij me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Dajti ka bërë kundër-rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit. Ai pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë në Gjykatën e Lartë që të dënohet me burg të përjetshëm.
Dajti u dënua përfundimisht 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve dhe vendimi i gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda hapi një debat të madh dhe u bë shkak për nisjen e hetimeve mbi gjyqtarët.