Një shqiptar 22-vjeçar, me iniciale K. A., është arrestuar nga karabinierët e Cisterna di Latina pasi është kapur me mbi një kile kokainë.
Kontrollet e kryera në banesën e 22-vjeçarit në Cori kanë zbuluar 570 gramë kokainë bashkë me materialet e duhura për përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave, si dhe tre mijë euro të fituara nga shitja e drogës.
Në një mjedis ngjitur me banesën e shqiptarit janë gjetur edhe 450 gramë të tjerë kokainë.