Xharra: Të Ndalohet me ligj ferexheja, ta shikojmë njëri-tjetrin në sy!

E Enjte, 25 Prill 2019 15:23

Gazetarja, Arbana Xharra ka komentuar veshjen e grave të cilat janë rikthyer nga Siria në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Xharra ka thënë se është pjesë e kulturës shqiptare që ta shikojmë njëri tjetrin në sy.

Madje ajo ka thënë se Kosova mbulesën e tillë, të quajtur duhet ta ndalojë me ligj.

Ky është postimi i saj në Facebook:

Eshte pjese e kultures dhe e vlerave tona qe te pamaskuar te shikojme njeri-tjetrin ne sy. Mbulimi i fytyres i çfaredollojshem shkakton shqetesim dhe eshte ne kundershtim me bashkejetesen liberale dhe paqesore. Ndalimi i mbulimit te fytyres krijon transparence, siguri dhe besim dhe eshte nje sinjal kunder çdo forme te radikalizmit dhe diskriminimit. Burka dhe nikabi jane shprehje e shtypjes se gruas – dhe kjo duhet te ndalohet. Keto jane argumentet e perkrahesve per ndalimin e mbulimit te fytyres ne kantonin St. Gallen te Zvicres. Nderkohe vjet qytetaret kane vendosur PER ndalimin e burkes ne St. Gallen. Burka eshte e ndaluar me ligj edhe ne France, Belgjike dhe Austri. Edhe Kosova duhet ta ndaloje me ligj!

Login to post comments