Me 4 kg kokainë në mes të Zvicrës, 3 shqiptarë në pranga

E Enjte, 25 Prill 2019 15:52

Tre shqiptarë janë arrestuar në Zvicër për mbajtje dhe trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave lokale, policia e ndihmuar edhe nga një qen antidrogë zbuloi sasinë e lëndës narkotike në një pyll, e cila ishte fshehur në dy vende të ndryshme.

Grupi hetimor pas kësaj vendosi të monitoronte pyllin, ku prej aty pikasën edhe një të ri të dyshimtë. Pas dyshimeve të shtuara, ata zbuluan se ai kishte një pronë në pyll dhe më pas u takua edhe me dy burra të tjerë, raporton Albinfo.ch.

Kur tre shqiptarët kishin vendosur të transferonin sasinë e lëndës narkotike, ndërhyri policia dhe bllokoi rreth 4 kg lëndë narkotike heroinë. Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë të moshës 22-27 vjeç.

Login to post comments