Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës pasi një person I gjinisë mashkull është hedhur nga lartësia e një pallati e për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aleksandria” dhe viktima dyshohet të jetë vetë-hedhur, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se viktima është e mopshës rreth 30-vjeç dhe është hedhur nga ballkoni i katit të tetë duku përfunduar në ballkonin e pallatit të dytë.
Ai është babai i një fëmije ndërkohë që bashkëshortja e tij është shtatëzënë dhe prisnin një fëmijë tjetër.
Çifti jetonte në këtë pallat prej katër muajsh me qera ndërkohë mësohet se kanë pasur problem dhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.