U gjenden armë me silenciator në makinë, arrestohen durrsakët në Fier

Diel, 28 Prill 2019 10:56

Policia e Shtetit informon se ka arritur të arrestojë dy të rinj në Fier dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, pasi iu janë gjetur armë në makina dhe në banesa.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe 41 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Fier gjatë patrullimit në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit Fier, ka konstatuar një automjet Renault që kryente lëvizje të dyshimta dhe porsa ka parë makinën e policisë është larguar me shpejtësi.

Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të automjetit si dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera, ku menjëherë në ndihmë të tyre janë nisur forca të tjera policore të DVP Fier.

Gjatë ndjekjes njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.

Gjatë kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”.

K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallzim krimi”

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe qëllimit të lëvizjen së këtyre personave të armatosur nga Durrësi në Fier.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjetër që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të mundshme kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...