Ka shkuar në 100 numri i të helmuave në Bulqizë. “Sot janë paraqitur edhe 4 persona të tjerë. Vijnë me vjella dhe marrje mendsh”, u shpreh një mjeku i spitalit, Riza Ceni.
Dhjetëra banorë të Bulqizës dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm. 93 qytetarë mes të cilëve 24 fëmijë janë paraqitur në spitalin e qytetit me simptoma intoksikimi në harkun e 24 orëve të fundit.