Kjo është Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare që u vra nga mina në Letoni

Hënë, 06 May 2019 13:51

Mesazhe ngushëllimi dhe fotografi të Zarife Hasanajt, ushtarakes që humbi jetën gjatë çmimit në Letoni, janë duke u hedhur me shpejtësi në rrjtet sociale

 

Gazetari Gjergj Marku ka publikuar këtë shënim për xhenieren shqiptare në NATO, e cila ndërroi jetë në krye të detyrës nga shpërthimi i minës, që plagosi edhe dy shokë të saj.

Zarife, ushtarakja shqiptare që humbi jetën në Letoni, ka marrë pjesë dhe në stërvitjen "Mirdita 2016"! – shkruan Marku.- -Madje në njërën prej fotove është fokusuar duke dhuruar gjak në hollin e Pallatit të Kulturës Rrëshen, kur ishte me stërvitjen në Mirditë.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçare nga Tropoja, humbi jetën gjatë asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive të paplasura, sot në orën 10:10 me orën lokale.

Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku në një deklaratë të jashtëzakonshme për ngjarjen e rëndë, tha se Forcat e Armatosura ndodheshin në Letoni me përfaqësinë e një kontigjenti në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forëard Presence”. Mikja e saj e ngushte Fjoralba më bëri me dije se Zarifja ishte një ushtarake model, person shume human dhe shoqe perfekte.”

Login to post comments