Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të parë!
Fëmija është një djalë dhe ka ardhur në jetë në mëgjesin e sotëm. Në njoftimin zyrtar thuhet se dukesha dhe bebushi janë mirë me shëndet.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se shkëlqesia e tyre duka dhe dukesha e Sussex-it mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit të 6 majit, 2019. Djali peshon 3,3 kilogramë. Dukesha dhe bebi janë mirë dhe të shëndetshëm dhe çifti mbretëror falënderon publikun për emocionet dhe mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës së tyre”, -thuhet në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të Meghan dhe Harry-t në Instagram.