Vdekja e Zarife Hasanajt, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Hënë, 06 May 2019 17:28

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së ushtares shqiptare Zafire Hasanaj.

Trupa diplomatike amerikane në Tiranë shpreh ngushëllime për familjen e Hasanajt dhe uron shërimin e dy ushtarëve të tjerë shqiptarë që mbetën të plagosur.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur.

Ne nderojmë sakrificën e saj”, thuhet në një njoftim të shkurtër të ambasadës.

Paraditen e sotme në Letoni gjatë pastrimit të një zone nga municionet e paplasura ndodhi një shpërthim i cili i mori jetën Zarife Muharrem Hasanajt ndërsa u plagosën një major shqiptar dhe një rreshter Julian Kapaj.

Majori Klodian Nikolla Tanushi ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin maksimal të mjekëve në bazën Camp Adazi, në Letoni. Ai ka plagë të rëndë në kokë.

Grupi në terren ka qenë i përbërë nga 8 persona, 4 prej të cilëve janë dëmtuar.

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 18:01
Login to post comments