Presidenti Meta në iftarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Hënë, 06 May 2019 21:04

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet: “I nderuar të merrja pjesë sot në darkën e iftarit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për të ndarë së bashku me Haxhi Bujar Spahiun dhe drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare, nderimin për Muajin e Madhërishëm të Ramazanit dhe respektin tim të thellë ndaj të gjithë besimtarëve shqiptarë për përkushtimin e tyre ndaj Atdheut e Zotit! Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit! Agjerim të mbarë e të pranuar!”.

Login to post comments