Banesa e një biznesmeni në Çiflig të Korçës është grabitur gjatë natës nga tre persona të veshur me uniformë policie.
Mësohet se 3 grabitës të armatosur kanë hyrë në banesë dhe kanë mundur të marrin rreth 1.6 milion lekët të vjetra.
Sapo kanë hyrë në banesë, grabitësit kanë lidhur dy bashkëshortët Nevruz dhe Sadete Vila.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.