Megaoperacioni/ Kush është prokurori që ra në rrjetën e pëgjimeve

Tuesday, 07 May 2019 13:37

Nga megaoperacioni i drogës i finalizuar sot, në kuadër të të cilit u arrestuan 61 shtetas shqiptarë e të huaj, ka rënë në rrjetën e përgjimeve edhe një prokuror.

Bëhet fjalë për prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, i marrë fillimisht në pyetje në janar të këtij viti nën dyshimet për korrupsion dhe i lënë nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje”.

Policia njoftoi sot përmbylljen e hetimeve mbi një organizatë të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës që kalonte përmes Shqipërisë dhe Greqisë, ku mes të tjerash theksohej ndalimi i prokurorit

“Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments