Vazhdon të mos jetë funksional sistemi për marrjen e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane. Ambasada amerikane kishte njoftuar se që pas orës 18:00 të pasdites së djeshme të gjithë ata që kishin aplikuar do të mund të merrnin përgjigjen, po mbingarkesa dhe dyndja e njerëzve që hapin sistemin ka bërë që serveri të mos jetë funksional.
Ende nuk dihet se kur mund të rregullohet problemi me serverin, ndërsa pritet një reagim nga Ambasada amerikane.