Drogë me çanta shkolle nga Saranda në Greqi, si u zbulua rrjeti. Nga koka e grupit te roli i zv.drejtorit të spitalit dhe futbollistit

E mërkurë, 08 May 2019 19:13

Një i sapoliruar nga burgjet greke dyshohet të jetë kreu i grupit që trafikonte drogë përmes kufirit të gjelbër nga Saranda drejt Greqisë.

Ai është Kledi Sadushi, i njohur edhe me pseudonimin “Kosta” dhe sipas grupit hetimor, ishte personi që siguronte lëndën narkotike në qytete të ndryshme të vendit. Madje, një ditë para se t’i viheshin prangat, ai kishte qenë në fshatrat e Fushë-Krujës për të gjetur një sasi kanabisi që do të trafikohej. Por mësohet se në pamundësi për ta siguruar, ai është kthyer mbrapsht, për të udhëtuar në një tjetër zonë.

Në një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë që u zhvillua të hënën 7 qytete, në vijim të hetimeve 10-mujore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, janë arrestuar gjithsej 61 persona, shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë.

Dy ditë më parë, në Sarandë, Policia kreu 14 arrestime, mes të cilëve edhe personin që dyshohet se është koka e grupit, Kledi Sadushi, i cili vetëm para një muaji kishte dalë nga burgu në Greqi. Bashkë me të, u arrestuan edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, dhe futbollisti i ekipit të Delvinës, Ardian Xhibro.

Futbollisti i arrestuar, Adrian Xhibro
SI BEHEJ TRAFIKU

Gjatë hetimeve proaktive, të kryera me metodat speciale, është mësuar se anëtarët e grupit kriminal kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të kryer trafikun e drogës. Burime nga grupi hetimor thanë se lënda narkotike, e llojit kanabis sativa, trafikohej në sasi të vogla, që nuk i kalonin 60 kilogramë.

Droga paketohej dhe futej brenda çantave të shkollës, më pas persona të tjerë, pjesë e grupit, i kalonin në këmbë përmes kufirit të gjelbër, nga Saranda drejt Greqisë. Nga hetimet e nisura në muajin shtator të vitit 2018 nga Krimet e Rënda, pas një vizite që vetë zv.drejtuesi i Prokurorisë, Anton Martini, bëri në Greqi, është zbuluar se kreu i grupi, Kledi Sadushi, ishte personi që siguronte drogën në qytete të ndryshme. Më tej, ai mbante kontakte me zv.drejtorin e Spitalit të Sarandës dhe futbollistin.

Florenc Llanaj, zv.drejtori i spitalit dhe futbollisti Adrian Xhibro gjenin personat që do trafikonin drogën me çanta shpine në Greqi, kryesisht nga Memaliaj, Tepelena, Fieri dhe Elbasani. Kledi Sadushi, sapo ishte liruar nga qelia në Greqi, ka mbërritur në Korçë, ku sërish ka nisur organizimin e trafikut të drogës.

Dy grave, nga Saranda dhe Kuçova, u është ndaluar dalja jashtë Shqipërisë dhe janë në masë “Detyrim paraqitje”. Ndërkohë, 4 persona që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera penale, do të hetohen edhe për përfshirjen në këtë grup kriminal. Në kërkim janë 6 persona.

PERSONAZHET

Në 10 muajt e hetimeve, në total janë sekuestruar mbi 1 ton kanabis, mbi 1 kg heroinë e kokainë, lëndë narkotike çokollatë, armatime, 25 automjete dhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare. Disa nga të arrestuarit mësohet se janë: Kledi Sadushi, i cili është edhe koka e grupit, Florenc Llanaj, zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Adrian Xhibro, futbollist i Delvinës, Petrit Nanaj, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri dhe Armando Zholi.

Florenc Llanaj është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Astrit Llanaj, banues në Sarandë. Prej vitit 2012 ka punuar si financier në Bashkinë e Sarandës në sektorin e arsimit. Ndërsa ka kandiduar 2 herë për kryetar të FRESSH në Sarandë dhe nuk ka fituar. Ka mbaruar për Ekonomi në Fakultetin e Tiranës.

Babai i tij, Astrit Llanaj, ka qenë themelues i Partisë Socialiste në Sarandë dhe deputet në vitet 1997- 2001. Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Astrit Llanaj bëhet drejtor i Zyrës Arsimore në Sarandë derisa doli në pension një vit më parë. Adrian Xhibro është mbrojtës që aktivizohet me ekipin e Delvinës, në Grupin B të kategorisë së Dytë. Xhibro ka qenë pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi Delvina./panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...