Greqi/ Goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 8 shqiptarë

Hënë, 16 Prill 2018 18:44

Policia greke ka goditur një rrjet shqiptar të shfrytëzimit të prostitucionit. Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Athinë, të cilët shfrytëzonin për prostitucion vajza të huaja, kryesisht nga Bjellorusia të cilat kërkonin azil në Greqi.

Të arrestuarit janë të moshës nga 25 deri në 68 vjeç. Ata detyronin vajzat që të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë. Sipas të dhënave të policisë greke, pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë dhe të ardhurat në ditë llogariteshin në rreth 800 Euro, ndërsa fitimet në total për 24 orë nga shfrytëzimi i të gjitha vajzave varionin 8-12 mijë Euro. Hetimet nisën pasi dy prej vajzave u arratisën dhe denoncuan grupin e shqiptarëve.

Sipas departamentit të Krimit të Organizuar në Policinë Greke, njëra prej vajzave bjelloruse ishte shtatzënë kur kishte mbërritur në Greqi. Shqiptarët, pjesë e rrjetit të prostitucionit, i kishin porositur vajzat që të deklaronin gjatë intervistave për azil se ishin shtatzënë, në mënyrë që të vonohej qëndrimi i tyre në shtetin grek. 

Login to post comments