Shkarkohet pas vetëm 4 ditë qëndrimi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Hetimit Tatimor, Silvana Lamaj.
Mësohet se shkak për shkarkimin e menjëhershëm të Lamaj janë bërë reagimet e shumta ndaj Lamaj e cila më parë pasi ishte gjobitur për mosdeklarim të pasurisë.
Lamaj zëvendësoi në këtë detyrë Adrian Shehun. Më parë ajo ka punuar si shefe finance në kohën kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. Nga ana tjetër, ajo është angazhuar në fushatën e Halim Kosovës, i cili asokohe kandidonte përballë Erion Veliajt.
Me një vendim të datës 10 nëntor 2014 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Lamaj ishte gjobitur për mosdeklarim të pasurisë.