Ai në krah kishte pesë simbole, duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, por edhe flamurin shqiptar. Shqiponjën kuqezi mund ta gjeni në shumë vende të botës, por pakkush ka pritur që atë ta gjeni edhe në pikën më të thellë të detit. Flamurin kombëtar shqiptar në pikën më të thellë të detit e dërgoi amerikani Victor Vescovo (53), me zhytjen e tij të fundit.
Ai në krah kishte pesë simbole, duke përfshirë flamurin e Kombeve të Bashkuara, por edhe shqiponjën dykrenare.
Eksploruesi amerikan ka thyer kohët e fundit rekordin për zhytjen më të thellë ndonjëherë. Ai u zhyt në kanalin Mariana, pjesa më e thellë e oqeanit, gati njëmbëdhjetë milje nga zhytja, raportojnë mediat e huaja.
Amerikani kaloi katër orë në det, duke eksploruar terrenin e largët e të errët, thuhet në raportimin e BBC-së. Gjithashtu edhe robotët nuk e kanë arritur atë pikë, sa eksploruesi amerikan.
Në krahun e tij kishte pesë flamuj: flamurin amerikan, atë të Teksasit, flamurin e Kombeve të Bashkuara, atë të Klubit të eksploruesve dhe flamurin shqiptar kuq e zi, albinfo.ch.
Të gjithë u befasuan me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në krahun e tij. Amerikani është shprehur se me flamurin shqiptar ka dashur të shpreh këmbëngulësinë dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar, që njihet si këmbëngulës.
Sipas tij, është edhe një grua shqiptare e fortë që e ka mbështetur fortë dhe e ka sponsorizuar zhytjen e tij në oqeanin e thellë. Ndërkohë, i pari që kaloi në kanalin Marina të Paqësorit ishte inxhinieri zviceran Jasques Piccard në vitin e largët 1960, ndersa James Cameron tentoi më 2012.