Akademiku i njohur, Artan Fuga duke parë situatën politike që është krijuar në vendë përpara zgjedhjeve të 30 Qershorit, ka reaguar nëpërmjet ironisë.
Ai ka zgjedhur që të bëjë një bashkëbisedim me “kafshët e pyllit”, duke ironizuar dhe duke ju vënë emrat e kafshëve politikanëve si gomari, dhelpra etj.
Reagimi i plotë
Shkuan gjallesat të votojnë
Gomari : Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.
Derri : Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…
Miu : Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???
Dhelpra : T’ja jap votën ariut se është leshko.
Papagalli : Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.
Delja : Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.
Lakuriqi i natës : Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!
Iriqi : Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!
Breshka : Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!
Majmuni : Unë votoj me imitim, si të votojë derri.
Kërmilli si hermafrodit : Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.