Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje në Fier kanë përmbytur disa akse rrugore.
Pamjet tregojnë se segmenti Fier-Patos është tashmë nën pushtetin e ujit duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë nën ujë janë edhe shumë hektarë toka bujqësore në zonën e Zharrëzës, ku të dhënat paraprake flasin për 15 ha tokë bujqësore dhe sipërfaqe me sera.
Në Zharrëz është përmbytur edhe një pulari .
Bashkia Patos ka ngriturgrupet e emergjencave cilive për të marrë masat e nevojshme.