“Udhëtuesi” i kohës, i cili quhet Kasper, pak kohë më parë përmes një videoje pretendoi se ka udhëtuar në të ardhmen dhe parashikoi disa nga çuditë që do i ndodhnin botës.
Por me një video të radhës, ai del me fytyrë të mbuluar se mos e njohin dhe e rekrutojnë në ndonjë agjenci qeveritare, ai ka treguar se çfarë do të ndodhë në vitet në vijim.
Ndër të tjera, Kasper thotë:
Gjëra shokuese do të ndodhin në të ardhmen. Do ndaj me ju një nga gjërat më të habitshme që ju mund të keni dëgjuar deri tani. Do mbeteni absolutisht të shokuar nga ajo që do ju them.”
Ai informon se liderat botërorë në të ardhmen nuk do të jenë më njerëz por do të jenë zëvendësuar me inteligjencë artificiale.
“Udhëtuesi” tregon gjithashtu se në vitin 2028 do të merret vesh e vërteta për udhëtimin në kohë.
Kasper pretendon se vjen nga viti 2075 dhe të gjitha parashikimet i ka parë vetë.