Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selenicë të Vlorës. Mësohet se, është qëlluar disa herë me armë në drejtim të banesës së 26 vjeçarit Xh.M.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërkohë, një grup hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.