Ish-atletja Alina Kabaeva, e cila spekulohet se është partnerja e Vladimir Putinit prej shumë vitesh, ka sjellë në jetë binjakë.
Nuk ka pasur kurrfarë konfirmimi nga fituesja e dikurshme e medaljes së artë olimpike, ndërsa Kremlini asnjëherë nuk e diskuton jetën private të presidentit me media.
Siç transmeton Daily Mail, i gjithë kati i katërt i dedikuar për personalitetet e rëndësishme në Qendrën Hulumtuese për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, “Kulakov”, ishte pastruar në fillim të këtij muaji për tw akomoduar Kabaevan, e cila i ka sjellë në jetë fëmijët.
Lajmin thuhet se e ka publikuar gazeta Moskovsky Komsomolets, e cila më pas e ka fshirë atë dhe çdo detaj që e lidhte me lajmin në internet.
Sidoqoftë, media të tjera, siç është Dni.ru, kanë vazhduar ta transmetojnë lajmin duke shkruar se Alina Kabaeva i kishte sjellë në jetë binjakët dhe është thënë se fëmijët kanë lindur përmes prerjes cezariane.
Gazetari hetues, Sergei Kanev, i cili është i afërt me shërbimet e inteligjencës ruse ka thënë se Alina ka lindur dy djem, derisa në spital ishte sjellë një mjek italian për ta kryer operacionin. Ndërkaq, çdo cep i spitalit në Moskë ka qenë nën siguri të lartë.