Ç'po ndodh me vettingun, pezullohet për 3 muaj

Tuesday, 21 May 2019 21:44

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 7 maj 2019 ka nxjerrë një vendim të cilin nuk e ka bërë publik por e ka patur për qarkullim të brendshëm. Vendimi për pezullimin e procedurave mban numrin 29.

Ky dokument është mbajtur i fshehtë nga KPK dhe as në faqen e saj zyrtare ku janë të publikuara të gjithë vendimet dhe njoftimet nga ky institucion, ky vendim i firmosur nga Genta Bungo (Tafaj) nuk është publikuar.

Në këtë vendim radhiten të gjithë arsyet se përse është dashur të pezullohet procesi. Kryetarja e KPK, Genta Bungo (Tafaj) e argumenton vendimin për pezullimin e shorteve me ngarkesën e madhe që kanë aktualisht komisionerët, si edhe me nevojën e tyre për t’u përqendruar tek subjektet prioritare.

Sipas saj, zhvillimi i procedurave të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon një kohë të konsiderueshme për tu realizuar. Komisioni në vendimin për qarkullim të brendshëm, ka ardhur në këtë përfundim me justifikimin se ndërkohë që janë 187 çështje, shpërndarja e çështjeve të tjera do të rriste ngarkesën e punës së komisionerëve dhe për rezultat do të sillte një punë jocilësore dhe efiçente në realizimin e hetimit të procedurave të rivlerësimit.

Ajo që mbetet e paqartë në këtë vendim është se përse KPK ka theksuar se pezullimi do të jetë vetëm për muajin Maj, Korrik dhe Shtator 2019. Nuk është cudi që kjo metodë të përdoret për ti dhënë kohë zëvendësimit të disa gjyqtarëve pasi vetingu ka shkaktuar vakanca, si ajo e gjykatës së lartë, ku thuhet se janë rreth 23 mijë dosje ende të paprekura, në Gjykatën Kushtetuese dhe së fundmi në Gjykatën e Apelit.

Në këtë situatë kolapsi të pjesës kryesore të sistemit të drejtësisë shënohet një tjetër periudhë zvarritjeje të procedurave të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mbetet enigmë pyetja se përse duhet të ishte ky vendim kaq i rëndësishëm për procesin e vetingun në drejtësi, vetëm për qarkullim të brendshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...