Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në pranë zonës së njohur si “Ura e Mbrostarit” në Fier.
Kallëzimi është bërë në polici nga prindërit e 15-vjeçares, të cilët dyshojnë se e bija e tyre është rrëmbyer.
Ajo është larguar një ditë më parë nga shtëpia në orën 09:00 të mëngjesit, dhe prej atij momenti, familja nuk ka asnjë dijeni mbi vendndodhjen e minorenes.