Presidenti Ilir Meta shprehet se kontributi i Shqipërisë në rajon është faktor stabiliteti. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se vendi ynë e ka treguar pozitivisht që nga kriza e Europës, që jemi një faktor stabilizues në rajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë.
“Kontributi themelor i Shqipërisë në rajon është si faktor stabiliteti. Çdo delirim tjetër folklorik nuk i shërben as Shqipërisë, as besueshmërisë së saj, as kontributit të saj për #NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Ne i kemi të gjitha mundësitë, siç e kemi treguar pozitivisht që nga kriza e Kosovës dhe në vijimësi, që jemi një faktor stabilizues dhe europianizues në rajon, jo vetëm si Shqipëri, por edhe si shqiptarë.”-shkruan Meta.