Nga aksidenti në Rumani ku humbi jetën oficeri shqiptar i kontaktit, Ervin Dervina dhe bashkëshortja e tij, kanë mbetur të plagosur edhe katër persona.
Mediat rumune bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën Kombëtare 15, ndërmjet Brnukovenës dhe Susenit, ku tre mjete janë përplasur midis tyre, njëra me targa diplomatike.
Sipas burimeve të cituara nga mediat rumune, vetura me targa diplomatike i përket Ambasadës së Shqipërisë.
Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.
Aksidenti shkaktoi trafik të rënduar në këtë aks, ndërsa forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes.