Deputeti i Kuvendit, ardhur nga listat e PD, Lefter Maliqi ka surprizuar me një reagim në rrjetet sociale.
Maliqi ka vetëm disa javë si deputet pas djegies së mandateve nga opozita por thotë se është gati ta djegë për interesat e vendit me kusht që të ndryshohet sistemi elektoral dhe deputetët të zgjidhen nga populli.
REAGIMI I PLOTË I MALIQIT:
Jam gati te djeg mandatin e Deputetit per interesat e vendit vetem ndryshoni sistemin elektoral.Deputeti te zgjidhet nga populli.Keqardhje e kanë kthyer parlamentin në Estradë.Turp marrveshja e 2008 -ës midis PS dhe PD me këtë sistem elektoral te turpshem te mbyllur sipas Kryetareve ,që tregoj e tregon me se miri se listat dhe Parlamenti jane mbushur e mbushen me deputet pa nivel,me diploma private te blera apo fllco,me kriminel,biznesmen qe kanë perfituar nga kjo politikë e korruptuar etj.Eshte zhvlersuar figura e Deputetit.Deputet qe i sherbejne Kryetareve dhe Oligarkeve,i sherbejne bizneseve te tyre e krimit dhe jo popullit.Ky sistem mbolli kete situate e krize politike,ekonomike dhe te pasigurise.Vetem sistemi mazhoritar me 100 Deputet dhe 100 zona i sherben demokracise,vendit,votuesve dhe te ardhmes Europiane.Cdo vonese çon ne degradim te parlamentarizmit,situates ekonomike,politike dhe con ne emigrim masiv dhe konflikte mes palëve siç kanë ndodhur dhe po ndodhin.Ndryshoni Kodin dhe sistemin zgjedhor sa nuk eshte vonë,boll keni parë interesat tuaja. Deputeti zgjidhet nga populli dhe i sherben atij.