Nga Shpëtim AXHAMI
(Kreu i PLL)
Duke pare zhvillimet e luftës , rrezikun se kush do qeveriste ne Shqipëri , reputacionin e forcave nacionaliste sidomos ne veri te Shqipërisë, Partia Komuniste Jugosllave diktoj PKSh te mbante këtë kongres dhe gjithashtu vendimet e këtij kongresi ishin konform udhëzimeve te emisarëve jugosllav.
Jugosllaveve ju interesonte qeverisje komuniste se me to mund te bënin çfarë te donin mbi Kombin Shqiptare ne tërësi .
Vendimet e tij për te mos lejuar asnjë qeveri brenda dhe jashtë vendit ,ndalimi i kthimit te Mbretit Zog ne Shqipëri, si dhe krijimi KANC me atribut qeverisës, ky model tipik Jugosllav dëshmojnë me se miri se “lufta partizan“kishte si qellim marrjen e pushtetit nga komunizmi sllavo – rus dhe elitat e shkolluara ne perëndim qe kishin formuar shtetin modern shqiptarit ishin te rrezikshme për pushtetin e tyre.
U krijua Divizioni i I partizan ,ku ky i fundit ne bashkëpunim me korporatën Jugosllave filluan me urdhër ofensivën kundër forcave nacionaliste, kundër çdo shqiptari me mos bindje komuniste .
Kjo ofensive u shoqërua me terror me masakra te përgjakshme ne shume zona qe tashme dihen duke bere te mundur vrasjen e qindra shqiptareve nga vete shqiptaret . Lufta tashme hapur ishte kthyer ne lufte civile gje e cila kishte filluar edhe me pare .
Vrasjet ,pushkatimet ,burgimet me këtë fryme vazhduan për rreth 50 vjet .
I ndjeri At Zef Pëllumbi ne një interviste ka thënë “Nuk i kam shkruajtur gjithë krimet qe ka bere komunizmi se libri do ju dukej i pabesuar”
Kongresi i Përmetit realizoj pike për pike programin Jugosllav për te dominuar ne Shqipëri nëpërmjet qeverisjes komuniste .
PKSH ndaloj pluralizmin ne Shqipëri duke instaluar diktaturën e proletariatit duke vazhduar zhdukjen e elitës shqiptare me fryme perëndimore, duke vrare burgosur internuar këdo qe ishte kundër frymës sllavo ruse te tyre.
Kongresit te Përmetit ju be propagande për 50 vjet me shume se dhe Kongresit te Lushnjës ku ishin hedhur themelet e shtetit tone.
Për komunizmin gjithçka fillon me 8 Nëntor .
Kush ka përfituar, pasardhësit e tyre me tru te shpërlarë për 50 vjet nga propaganda komuniste vazhdojnë te mbajnë akoma gjalle mitin e Kongresit te Përmetit.
Edhe sot miti i këtij Kongresi përdorimi i simboleve komuniste ne ambiente publike shërben per te mbajtur gjalle frymën e urrejtjes te komunizmit kundër pjesës tjetër fisnike.
Egërsira kur sheh drite uluret dhe i skuqen sytë ,kështu po ndodh dhe kohet e fundit ku brezi i ri trashëgimtare te nacionalizmit dhe shqiptarizmit po nxjerrin te vërteta historike te pa kontestueshme ,shkaktaret e krimeve pasardhës te Kongresit te Përmetit ulurinje nga frika se krimet e tyre do i zënë për poshtë.
Shqiptaret duhet te ndërgjegjësohen se kush dhe çfarë ka bere komunizmi mbi ketë popull duhet te dijne se për shkak te tij dhe pasardhësve te tyre po vuajnë edhe sot.
Historia shpejt duhet dhe do flase drejte.
Kryetar i Partisë Lëvizja Legalitetit