Presidenti Ilir Meta është takuar sot me atletin Sotir Qiriaqi, një nga sportistët që ka marrë pjesë në shumë maratona ndërkombëtare.
Në një postim në Facebook, Presidentit Ilir Meta shkruan: “Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë! Në respekt të ambasadorit të vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka realizuar 157 të tilla në të gjithë botën dhe ngriti flamurin shqiptar🇦🇱 në Göteborg të Suedisë. Veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e karakterizur nga motivi sportiv dhe human, duke patur si qëlim mesazhin për paqen dhe dashurinë.
Një model frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë për një jetë aktive, sportive e të shëndetshme. Respekt dhe përulje!”.