Shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, do të vizitojë sot Tiranën, për të sjellë në Shqipëri raportin për hapjen e negociatave me BE.
Fillimisht ajo do të darkojë me kryeministrin Rama, ndërsa takimet zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.
Ndërkohë, krye diplomatja e BE-së Federica Mogherini, do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim në të cilin do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.