Bie në pranga një person i shpallur në kërkim në Gjirokastër.
Një 59-vjeçar me inicialet I. M., i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.
I. M., banues në fshatin Picar, ka tentuar të kultivojë kanabis, së bashku me shtetasin R. R.
Ky i fundit është arrestuar dy muaj më parë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.