Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një person ka mbetur i vrarë pasi disa persona i janë futur në banesë për ta grabitur. Sipas informacioneve paraprake, viktima, i cili mësohet se quhet Gramoz Nako, jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kthyer për pushime. Ai jetonte me bashkëshorten në një apartament në lagjen numër 7 të Korçës. Dyshohet se ka pasur përleshje mes tij dhe autorit ose autorëve, pasi nuk ka ende informacione të konfirmuara mbi numrin e personave të përfshirë.