Në Tiranë opozita ka rifilluar në mbrëmjen e së hënës, (8.07.2019) serinë e protestave kombëtare antiqeveritare, duke shënuar protestën e dhjetë që nga shkurti i kaluar. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore pa asnjë akt dhune.
Mijra mbështetës të opozitës, të drejtuar nga Partia Demokratike, (PD) kërkuan përsëri largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij me parullëm „Rama IK”, mbizotëruese në protestat e tyre në pesë muajt e fundit..
Kjo është protesta e parë kombëtare antiqeveritare ku sllogani„Rama IK” u shoqërua me parulla që stigmatizonin Zgjedhjet Lokale 2019, të zhvilluara më 30 qershor, që opozita i cilëson si „ farsë dhe të manipuluara” dhe që pjesëmarrja e ulët e zgjedhësve në votime tregoi „braktisjen e regjimit të krimit”.
Sipas opozitës vetëm 15% e zgjedhësve votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa rezultati zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen është 21,6 %.
Opozita akuzon qeverinë Rama për manipulim të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat rezultuan me fitoren e kandidatëve të PS për kryezarë bashkie në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria. Sipas gjetjeve të OSBE/ODIHR-it , në 30 bashki, kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent dhe ndaj votuesve u ushtrua presion nga të dyja palët: PD për të mos marrë pjesë në votime, kurse PS për të kundërtën.
Në fjalën e tij para protestuesve, para Kryemnistrisë, kreu i PD dhe lideri I opozitës,Lulzim Basha iu tha atyre, se së bashku ” do të rrëzojnë qeverisjen antipopullore dhe anti kombëtare të Ramës”. Ai i cilësoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit” referendium i së keqes”.
” Në 30 qershor refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. 30 qershori është dita kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës,” tha Basha.
Opozita i quan zgjedhjet lokale të 30 qershorit”farsë. moniste dhe të paligjshme”. Kryetarët e 27 Bashkive, të fituara nga PD në Zgjedhjet Lokale 2015, kanë deklaruar që nuk do t’ua lirojnë zyrën kryezarëve socialistëc që fituan në Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit, ku PD dhe partitë e tjera opozitare jashtë parlamentit, nuk morrën pjesë, gjë që mbart rrezikun e një përplasjeje potenciale mes palëve. Protesta e së hënës në mbrëmje nuk pati asnjë incident dhune./DW