Një pushues ka humbur jetën mesditën e sotme teksa ka hyrë për t’u larë në det. Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës ndërsa viktima është D.F, 76 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.