Çmontohet banda mafioze në Itali që bashkëpunonte me shqiptarët

Tuesday, 09 July 2019 15:10

Prokuroria e Napolit ka lëshuar gjithsej 10 urdhër-ndalime, nga të cilat, gjykata vendosi se ndaj 8 personave do të mbetej në fuqi masa “arrest me burg”, kurse për 2 të tjerë masa e “arrestit shtëpiak”.

Policia e Castertas në Napoli kreu ndalimet e kërkuara nga gjykatat. Në këtë operacion anti-mafia u prangosën elementë të njohur lokalë të mafies napolitane, ndërsa mes tyre ka të arrestuar edhe shqiptarë. Aktiviteti kryesor i dyshuar i tyre është trafiku i drogës, shkruajnë mediat italiane.

Grupi mafioz italian bashkëpunonte thuajse shkëlqyer me një fraksion kriminal në Shqipëri. Italianët flisnin me shqiptarët, për të cilët flisnin për trafik droge. Mes të arrestuarve, përpos shtetasve italianë, është edhe një shqiptar. Ai quhet Erjon Bixi, 37 vjeç. Akuzat ndaj të arrestuarve janë disa.

Shqiptari i arrestuar dyshohet se është një person që ka qenë në burg në Greqi për vrasje dhe element i njohur kriminal. Përpos trafikut të drogës, ai dyshohet edhe për trafik armësh nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...